Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, në një vjetorin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit.
Përmes një reagimi në Facebook, ambasada zvicerane ka thënë se presidenca dhe Kuvendi duhet t’i japin hapësirë komisionit parlamentar të çojë deri në fund hetimin e tij.
Postimi i plotë:
“Kosova dëboi gjashtë turq më 29 mars të vitit 2018., me 31 shkelje ligjore në proces, të evidentuara nga Komisioni Hetimor Parlamentar. Për fat të keq, ne nuk pamë përfundimin e punës nga ky Komision. Ambasada e Zvicrës u bën thirrjes presidencës dhe Kuvendit që t’i japin hapësirë dhe kohë të mjaftueshme këtij komisioni për kompletimin e punës së nisur, por edhe Prokurorisë dhe institucioneve tjera kompetente që të jenë aktive dhe ta zbatojnë ligjin sibas obiligimeve të tyre”.
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...
Vriten dy ushtarë amerikanë në Siri