Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, theksoi se ai personalisht nuk do të votojë për Glauk Konjufcën, megjithatë ai nënvizoi se do të konsultohet me partinë e tij dhe do të dalin me një qëndrim të përbashkët.
Haradinaj e shprehu vlerësimin e tij për Konjufcën, duke thënë se ka shumë respekt për të si njeri dhe për angazhimin e tij si aktivist, por shtoi se nuk mund të mbështesin një qeveri që nuk i ka informuar rreth planeve dhe veprimeve të saj.
Haradinaj bëri gjithashtu të ditur se AAK nuk ka qenë pengesë për miratimin e buxhetit.
“Unë të jem i sinqertë kam shumë respekt për Glaukun edhe si djalë, kohën kur ka shërby si aktivist, nuk po e them si metaforë si familje dhe si njeri. Jemi t’u fol për ekzekutivin, me gjithë respektin që e kemi ne jemi të injoruar total prej ditës që ka përfundu seanca e sotme, nuk ka pasë asnjë komunikim asnjë tendencë, nga kushdokoftë, qoftë edhe me na informu se çfarë po ndodh”, tha Haradinaj në Klan Kosova.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...