Ish komandanti i UÇK-së dhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar Komisionin për verifikimin e veteranëve të luftës së UÇK-së.
Ai ka thënë se nuk do t’i nënshkruajë këto lista, pasi që jashtë tyre kanë mbetur një numër i madh i bashkëluftëtarëve të tij.
“Anëtarët e komisionit për verifikimin e ish ushtarëve të UÇK-së, veteranët që do të jenë edhe më shumë, do t’i zvarrisin në shesh. Unë nuk do t’i nënshkruaj këto lista pa u fut krejt ushtarët e mi. Të gjithë veteranët e luftës kanë pasur kartela”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.
Haradinaj ka thënë se “Rrafshi i Dukagjinit ka pasur më tepër ushtarë se Zona e Drenicës dhe se këtë e dinë edhe Sami Lushtaku dhe gjithë komandantët e UÇK-së. Ndërsa po del se Dukagjini ka më pak ushtarë se disa zona të tjera”.
Ndërkaq, ish kryetari i veteranëve të luftës, Muharrem Xhemajli, ka akuzuar komandantët për mos publikimin e listave përfundimtare dhe se veteranët e luftës duhet të ‘protestojnë në Drenicë dhe Dukagjin dhe jo para Qeverisë së Kosovës’./arbresh.info/
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...