Daut Haradinaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha në fillim të këtij muaji se do të kishte luftë nëse vëllai i tij Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, do të ekstradohej nga Franca në Serbi për t’u përballur me akuzat për krime lufte.
“Nëse e duan Kosovën të spastruar etnikisht nga serbët, atëherë le të vazhdojnë me këtë farsë”, tha Daut Haradinaj më 7 prill.
OJQ-ja thotë në padinë e saj se deputeti kishte kundërshtuar kodin penal duke nxitur urrejtje kundër serbëve në Kosovë.
“Kjo deklaratë shkaktoi jo vetëm shumë ankth dhe frikë në të gjithë komunitetin serb, por kreu gjithashtu veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, etnike, racore, fetare, intolerancës ose siklet”, thuhej në padinë e planifikuar.
Ndryshe, deputeti Daut Haradinaj, pati deklaruar në një intervistë për RTV “Dukagjini”, se nëse shefi i AAK-së, Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, atëherë kundër reagimi i kësaj mund të ndikojë që Kosova të spastrohet nga serbet.
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër