Është folur shumë se taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe ka acaruar raportet e vendit me aleatët më të fuqishëm ndërkombëtar, Amerikën, shkruan arbresh.info.
Për këtë, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka një përgjigje për të gjithë ata që deklaruan se Kosova ia pa sherrin vendosjes së taksës në raport me marrëdhëniet me SHBA-në.
I pyetur në një intervistë për portalin arbresh.info se ne mes te një mase të përkohshme si puna e taksës dhe miqësisë së përhershme me SHBA-në, kënd do zgjidhte përgjigja e tij ishte e prerë.
“Të dyja, si ndajmë hiq. Taksën ja kemi qitë Serbisë e Rusisë. Edhe me Amerikën edhe kundër Serbisë dhe Rusisë, kjo nuk ka të bëjë asgjë me Amerikën”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë taksa nuk po keqëson raportet e Kosovës me Amerikën. Por sipas tij, vendi ynë vazhdon të konsiderohet si shteti i 52-të i SHBA-së.
“Marrëveshja e Brukselit që e obligon Serbinë mos me pengu anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare ka dështuar dhe Serbia e pamundësoj anëtarësimi e Kosovës në Interpol dhe kjo si refleksioni i Kosovës ndaj Serbisë. Kjo nuk d.m.th që kemi raport te këqija me Amerikën në asnjë variant. Ne e konsiderojmë vetën si shteti i 52 të i SHBA-së”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se qeveria është duke penguar interesin e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë.
“Në rastin në fjalë amerikanët e kanë të qartë qëndrimi e tyre por edhe ne e kemi të qartë qëndrimin tonë. D.m.th kushtet tona që ja kemi qit Serbisë. Ka individ këtu që për interesa të tyre mundohen me lobu kundër taksës por e kanë gabim në asnjë variant vendosja e takës nuk ka të bëjë më repartet e Kosovës me SHBA. Përkundrazi ne jemi ushtari i parë ne vijën e frontit që e pengojmë interesin rus në Kosovë, në këtë rast kufirin e Kosovës”, tha ai.
Haradinaj në intervistë dhënë portalit arbresh.info ka komentuar edhe qëndrimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli për taksën.
“Lëvizjet politike ndodhin në skenë politike. Kryetari i Kuvendit ka qëndrim politik që taksa të pezullohet përkohësisht deri në një marrëveshje finale, në rast se nuk arrihet një marrëveshje finale atëherë të rikthehet, ndërsa ne e kemi kërkesë decidive që Serbia duhet ta pranojë Kosovën dhe të kemi garant në njohje reciproke”, ka shtuar Haradinaj./arbresh.info/
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...