Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka takuar sot zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri me të cilin ka diskutuar disa tema të rëndësishme aktuale në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar për buxhetin e Ushtrisë, çështjen e qumështarëve, rrymën në Bjeshkët e Belegut dhe Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Takim punë me zëvendëskryeministrin e qeverisë, Besnik Tahiri me të cilin diskutuam temat si: buxheti për Ushtrinë, çështja e qumështarëve, rryma në bjeshkët e Belegut, dhe Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Shpresojë që bashkërisht do të gjejmë zgjidhje të pranueshme për këto tema vitale të shoqërisë”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3258210847565354
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë