Teksa po zhvillohet debat në seancën e Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar çuditshëm kur po e mbante fjalimin deputeti i LDK’së Armend Zemaj. Haradinaj ishte nisur drejt Zemajt duke ia goditur atij mikrofonin dhe ka vazhduar tutje. Ndaj kësaj, ka reaguar ashpër, shefi i GP të LDK’së, Avdullah Hoti, i cili pas kësaj ka paralajmëruar se ata dhe kushdo tjetër, do të përballen me refuzim të fuqishëm nga LDK’ja.
Reagimi i plotë i Avdullah Hotit në Facebook dhe pamjet nga Kuvendi:
Sjellja e Deputetit Haradinaj ndaj Deputetit Zemaj ne seancen parlamentare te enjten me 12 korrik, i cili po e kryente detyren e Kryetarit te Grupit Parlamentar te LDK-se, eshte e papranueshme, joparlamentare dhe e denueshme. Deputetet e koalicionit te pakices, ne vecanti ata nga AAK, vazhdimisht kane perdorur gjuhe joparlamentare ndaj deputeteve te LDK-se. Por, tani sjelljet e tyre po eskalojne ne provokime fizike. Kjo nuk do te tolerohet. Ata dhe kushdo tjeter do te perballen me refuzim te fuqishem nga LDK dhe qytetaret e Kosoves.Forca e muskujve dhe sjelljet brutale e dhuna nuk mund te percaktoje zhvillimet politike ne Kuvend dhe ne Kosove pergjithesisht. Sjelljet e tilla, per nje kohe te gjate, e kane quar LDK-ne ne kufirin e toletances se saj politike ndaj kundershtareve te saj dhe te demokracise ne Kosove. Reagimi i LDK-se, permes mbeshtetjes qyteyare qe eshte e larte dhe ne rritje, ndaj kesaj kulture politike brutale do te jete deciziv per te ndaluar sjelljet e tilla dhe modelin e qeverisjes brutale te qytetareve dhe demokracise se re ne Kosove.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/videos/1984142541647090/
Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e tur...
Kosova e gatshme për kontribut në misionin ndërkombëtar në G...
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...