Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion, raporton Gazeta Blic.
Në deklarimet që ai ka bërë, shihet se Haradinaj ka dy shtëpi banimi, njëra me vlerë 195,000.00 euro, dhe tjetra ka vlerën 200.000.00 euro.
Haradinaj ka deklaruar se njërën shtëpi e ka blerë me disa kredi dhe me një huazim nga disa familjarë, familjarë këta me mbiemrin Muçaj që nënkuptohet se ai ka borxhe ndaj familjes së gruas së tij.
Po ashtu, Haradinaj ka edhe një veturë e cila kap shifrën prej 10.000.00 euro.
Si deputet, pagë vjetore ai merr 20.977.23 euro.
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...
Igli Tare vihet pas yllit të Atletico Madridit për ta përfor...
“Kam përfunduar 8 luftëra”, Trump: Po i afrohemi një zgjidhj...