Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Jopseph Daul ka takuar sot kandidatët për deputetë të koalicionit LDK-AKR.
Daul më pas, në një konferencë për media me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidatin e këtij koalicionit për kryeministër, Avdullah Hoti tha se liberalizimi i vizave për Kosovën varet nga organizimi politik brenda në Kosovë.
Duke folur për punën e Mustafës gjatë mandatit të tij në krye të qeverisë në shkuarje, Daul tha se Mustafa ka bërë shumë në procesin e liberalizimit të vizave, shkruan arbresh.info.
“Kosovarët do të fitojnë liberalizimin e vizave mirëpo kjo varet nga organizimi politik brenda Kosovës. Kushtet e liberalizimit të vizave gati janë përmbushur të gjitha. Vendi ka nevojë të vazhdoj me LDK-në këtë rrugë në integrimin evriopian sepse nëse e shikoni hartën evropiane Kosova dhe Ballkani Perëndimor janë brenda kufijve evropianë. Kam besim në sinqetitetin dhe ekspertizën e Hotit që të qoj Kosovën përpara”, tha Daul./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1434065709991850/
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...