Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert tha të martën se Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë ngjarjet e djeshme në Mitrovicë, të cilat në mënyrë të panevojshme rrisin tensionet dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe të veprojnë me qetësi dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore. Për të krijuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen në normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin të gjitha palët në bisedime”, thuhet në deklaratë.
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni që po fiton zemrat ...
Goditet me dron Ambasada Amerikane në Riad
Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam, s’ka...
Katër komisione të Kuvendit me mbledhje gjatë ditës së sotme
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Diell, vranësira dhe temperatura deri në 17°C të martën