Në raportin e përvitshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me terrorizmin global thuhet se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik në Kosovë është rritur gradualisht që prej konfliktit të vitit 1999, nxitur pjesërisht prej financimit nga organizatat e huaja që predikojnë ideologji ekstremiste.
Poashtu në raportin për vitin 2015, theksohet se rreth 250 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar përkrah ISIS ose Frontit al-Nusra, prej të cilëve janë vrarë 50 vetë.
Në pjesën për Kosovën të këtij dokumenti të DASH-it ndër të tjera potencohet se Kosova ka demonstruar vullnet politik për të adresuar kërcënimet e lidhura me terrorizmin.
“Kosova ka një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse që mbulon të gjitha aspektet penale që lidhen me terrorizmin. Kodi Penal i Kosovës ruan modelin e OKB-së në legjislacionin penal kundër terrorizmit dhe penalizon të gjitha format e terrorizmit, duke përfshirë ndihmën, lehtësimin, rekrutimin, trajnimin, dhe nxitjen për të kryer akte terrorizmi, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Sipas tij, më 12 Mars, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin që ndalon pjesëmarrjen në konfliktet e huaja, ligj ky që hyri në fuqi më 18 prill.
Poashtu në të përmenden edhe përpjekjet e prokurorëve gjatë vitit të kaluar për të përmirësuar punën në trajtimin e rasteve të lidhura me terrorizmin, transmeton Klan Kosova.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...