Dardan Molliqaj është deputeti më i suksesshëm nga të gjithë ata që kanë kandiduar për herë të parë në këto zgjedhje. Ai është radhitur si deputeti i 3-të më i votuar i subjektit të tij, menjëherë pas Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit.
Molliqaj i cili ka siguruar gati 50 mijë vota, radhitet si deputeti i 7-të më i votuar nga të gjithë deputetët e të gjitha subjekteve politike. Ai ka kaluar të gjithë ish-ministrat që ishin kandidatë të partive të tjera si dhe disa liderë dhe persona të rëndësishëm të partive.
Po ashtu, Molliqaj ka lënë pas me vota edhe ish-ministrat Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Kujtim Shala si dhe kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.
Molliqaj ka arritur këtë sukses edhe pse ka kandiduar për herë të parë si deputet i Kuvendit të Kosovës
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116