Në ditën e lindjes së 27 të të ndjerit, Astrit Dehari, sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka vizituar varrin e tij.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një statusi në Facebook, ku ka shkruar edhe për faktin se ende nuk është zbardhur rasti i tij.
Ai thotë se koha nuk do ta mund asnjëherë përpjekjen për drejtësi.
Ja postimi i tij:
Këta muaj pa Astritin, e kam kuptuar që tërë jetën do ta kem brenda mallin dhe dhimbjen për të.
Sot isha tek varri yt Astrit, por paradoksalisht ti jeton shumë më shumë se sa ne. Ti ke gjetur vend në zemrat tona, aq thellë dhe aq shumë, sa që kurrë nuk do të largohesh nga aty. Ti ke vetëm ditëlindje sepse vdekjen e ke mundur.
Drejtësia dhe ti jeni bërë sinonime të njëra-tjetrës. Prandaj, koha nuk do të mund ta heshtë asnjëherë përpjekjen tonë për drejtësi. E ti gjithmonë do të jesh pranë meje si përkujtues që nuk duhet të ndalemi.
Urime ditëlindjen Astrit!
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...