Në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj po mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen mizore të së ndjerës, Marigona Osmani.
Kjo është seanca e dytë që nga ngritja e aktakuzës për vrasjen e vajzës nga Ferizaj.
Gjatë fjalës së tij para trupit gjykues, Krivaqa i ka kërkuar falje familjes së 18-vjeçares.
“Ajo që thotë prokurori s’ka ekzistuar kurrë. Nuk qëndron. Është duke u devijuar nga realiteti dhe e vërteta”, tha Krivaqa.
Ndërkaq i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, u deklarua po ashtu vet, duke thënë se nuk e pranon fajësinë.
Për dallim nga seanca e kaluar, i akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa, sot e ka ndryshuar deklaratën e tij në gjykatë dhe u shpreh se ajo që thotë prokurori nuk qëndron dhe se sipas tij, është devijuar nga e vërteta.
Kujtojmë se në seancën e kaluar, Krivaqa kishte shpërthyer në vaj para trupit gjykues duke thënë se “nuk po them që jam i pafajshëm, por nuk e di”./arbresh.info/
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...