Nga Drejtoria e Qendrës së Testimit për Patentë Shofer-Gjilan, i kanë raportuar Policisë së Kosovës, njësitit Kundër Krimeve Ekonomike nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, se një kandidat, shqiptar shtetas i Kosovës, në momentin kur kishte prezantuar letërnjoftimin, ishte dyshuar në origjinalitetin e letërnjoftimit, pasi i njëjti dyshohej të ishte i falsifikuar.
“Policia e Kosovës, njësitet Kundër Krimeve ekonomike, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetuese operative lidhur me rastin, dhe pas përfundimit të hetimeve, më 11 korrik 2017, kanë arrestuar katër të dyshuar që të gjithë shqiptarë, shtetas të Kosovës, që të gjithë dyshohet se në bashkëveprim kanë ndihmuar në mënyrë të kundërligjshme kandidatët për dhënien e testit për patentë shofer në këtë qendër”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës, raporton Koha.net.
Të dyshuarit, pasi janë intervistuar në prani të mbrojtësve të tyre, me aktvendim të prokurorit të shtetit ndaj katër të dyshuarve lëshohet masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin ne fjalë, janë duke u zhvilluar hetime shtesë.
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...