Ish-shefi i kabinetit të ish-kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi ka thënë se kostoja potenciale oportune e shkaktuar nga politizimi i bordeve dhe keqmenaxhimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mund të jetë mbi katër miliardë euro.
Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, performanca e dobët e AKP-së ka sjellë potencialisht katër miliardë euro më pak në buxhetin e shtetit, shkruan Arbresh.info.
“Kostoja oportune e shkaktuar nga AKP-ja mund të jetë nga 2.5 deri në 6.4 apo mesatarisht 4.4 miliardë euro. Kjo kosto enorme oportune është shkaktuar nga politizimi i vazhdueshëm i bordit dhe ekzekutivit të AKP-së këto 18 vite të ekzistencës së kësaj agjencie. Kjo përformancë e dobët e AKP-së ka sjellë potencialisht 4 miliard euro më pak në buxhetin e shtetit, dhe si rrjedhojë ka pamundësuar investimet e nevojitura për qytetarët, përfshirë edhe në sektorin e arsimit”, ka shkruar Dalipi.
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...
Yamal: Rroftë Barca, tani le të shkojmë dhe ta fitojmë La Li...
Kurti: ‘Fest 2’ dëshmi që Kosova po bën organizime reprezent...