Një nëpunës policor ia vendos prangat dhe një kapelë mbi kokë shtetasit nga Serbia, Dugi G. dhe menjëherë e dërgon në paraburgim vrasësin e dyshuar.
Fund i hidhur i një drame familjare vdekjeprurëse, në Winterlingen të Gjermanisë. Dugi G. (48) dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij kosovare Mervete G. (41). Katër fëmijët e përbashkët të çiftit (6, 8, 12 dhe 17-vjeç), tashmë nuk kanë nënë, ndërsa babai i tyre është në paraburgim.
Gjashtë mijë banorët e Komunës Winterlingen janë tronditur: Pak pas orës 19.00, shumë dëshmitarë i janë lajmëruar policisë, se në banesën e familjes në fjalë janë dëgjuar të shtëna. Në vendngjarje kanë arritur katër patrulla policore.
Para ndërtesës ka qëndruar Dugi G. me duar të ngritura lart, duke u arrestuar pa dhënë ndonjë rezistencë. Një zëdhënës i policisë ka deklaruar për “Bild”: “Në banesë kemi gjetur bashkëshorten e vdekur të shtrirë përtoke. Vajza shtatëmbëdhjetëvjeçare ka pësuar lëndime të lehta”.
Policia dyshon se Dugi G. me pistoletë apo revolver, me disa të shtëna e ka qëlluar bashkëshorten. Arma i është sekuestruar, transmeton Albinfo.ch.
Ajo që është më e keqja: Të katër fëmijët gjatë krimit kanë qenë në banesë.
Kryebashkiaku Michael Maier (53, CDU) pohon: “Fëmijët menjëherë janë përkujdesur nga Kryqi i Kuq, ndërsa tani janë nën përkujdesje të familjarëve”. Një mik i familjes: “Gjyshërit kanë ardhur nga Zvicra për t’u përkujdesur për fëmijët”.
Komisioni për krime të rënda do të duhet të qartësojë se si ka ardhur deri te ky krim makabër. Një fqinj i tyre ka theksuar: “Bashkëshortja donte të ndahej nga burri i saj”.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...