Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka në një prononcim për Indeksonline ka thënë se rinumërimi i votave të 280 kutive mund të sjellë ndryshim ose të ketë ndikim tek rezultati i kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka shpjeguar se një votë tek kandidatët mund ta bëjë diferencën, andaj është vendosur që një pjesë të rinumërohen sërish.
“Rinumërimi i votave tek kandidatet mund të sjell ndryshim sepse një votë për ta do të thotë shumë, ndërsa tek subjektet nuk mund të ketë ndryshim drastik”, ka thënë Daka.
E pyetur, se a pritet të zgjatet publikimi zyrtar i rezultateve, pas rinumërimit të 280 kutive, Daka ka thënë se ky proces do të përfundoj për 2 ose 3 ditë kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhor (KQZ) ka vendosur që të rinumërohen edhe 280 kuti të votimit, pasi paraprakisht kishte marrë rekomandim nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.
Ajo ka treguar se rinumërimi i tyre do të bëhet për shkak të mospërputhjes së të dhënave të kandidatëve dhe subjekteve politike.
Ndërkaq sa i përket votave të diasporës, Daka ka shpjeguar se ato do të numërohen në fund të procesit së bashku me pjesën e votave me kusht. Numri i votave të diasporës llogaritet të jetë afërisht 10 000, ndërsa ato me kusht janë rreth 31 mijë.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...