Misioni i Vëzhguesve të BE-së në zgjedhjet lokale ka paraqitur sot të gjeturat në lidhje me mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve ku ndër të tjera ka përmendur si shqetësuese praninë e personave të vdekur në listat e votuesve.
Alojz Peterle nga ky mision ka thënë se ky është një problem që po vazhdon t’i përcjell zgjedhjet.
Mirëpo kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se kjo nuk është çështje e KQZ-së, shkruan arbresh.info.
Sipas saj, kjo duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencioni Civil.
“Nëse e keni dëgjuar më vëmendje ai ka thënë se ajo nuk është për shkak se KQZ ka ndonjë të metë por ajo është një çështje që duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale nga MPB dhe Agjencioni Civil”, ka thënë Daka.
/arbresh.info/
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot