Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, pasi ka votuar në Qendrën e Votimit 1907E përkatësisht në Fakultetin Teknik në Prishtinë, tha se të gjitha Vendvotimet janë hapur me kohë, raporton arbresh.info.
“Sot është një dië e bukur dhe është një ditë feste. I ftoj të gjithë qëytetarët të dalin në zgjedhje,” është shprehur Daka.
Sipas saj, ky process zgjedhor do të shkojë në rregull edhe në pjesën veriore të vendit, pasi është pyetur nga arbresh.info rreth shqetësimeve të fundit në këtë pjesë.
“Pjesa veriore i ka specifikat e veta, por nuk presim ndonjë problem,” është shprehur Daka.
Rikujtojmë se KQZ, në Qendrën Mediale deri në mbylljen e këtij procesi do të mbajë katër konferenca për medie.
“Në ora 8:00 mbahet konferenca e parë, e dyta në 11:30, e treta në 15:30 dhe e katërta në ora 20:00.”
Sot, qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet lokale për kryetar dhe kuvende komunale, në 38 komuna të Kosovës.
Në zgjedhjet lokale janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, në 899 qendra votimi me 2505 vendvotime.
Në garë për kryetar komune janë 204 kandidatë në 38 komuna të Kosovës./arbresh.info/
https://web.facebook.com/arbresh.info/videos/1573977142667372/
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...