Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim zëvendësshefin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Europian, Marian Gabriel, transmeton Arbresh.info.
Kryetarja Daka falënderoi Bashkimin Evropian për interesimin e shprehur për të përcjellur procesin e zgjedhjeve në vendin tonë duke theksuar se vëzhgimi i zgjedhjeve, për KQZ-në, është i rëndësisë së veçantë pasi në këtë mënyrë rritet besueshmëria në procesin zgjedhor, por edhe gjetjet e vëzhguesve shërbejnë për përmirësimin e proceseve të ardhshme.
Kryetarja Daka përsëriti faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që suksesshëm të organizojë ditën e zgjedhjeve, pavarësisht kohës së shkurtër që ishte në dispozicion të KQZ-së për të bërë përgatitjet.
Ndërkaq, zëvendës shefi i Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE, Marian Gabriel tregoi se ky mision ka mbuluar procesin e përgatitjet së zgjedhjeve, votimin dhe numërimin. Ai njoftoi kryetaren e KQZ-së se Misioni i Ekpsertëve të Zgjedhjeve do të përgatisin një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet.
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...