Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka reaguar pas publikimit të videos nga diaspora lidhur me keqpërdorimin e votave.
Daka ka thënë se duhet argumentuar nëse kjo video është e vërtetë, derisa thotë se është shqetësuese derisa votimi jashtë Kosovës mund të cenohet lehtë.Ajo më tej ka thënë se KQZ-ja do të bëjnë vërtetimin e dokumenteve, ndërsa çështja e manipulimit do të jetë në dorën e policisë dhe prokurorisë.
“Çështja e parë është se sa është kjo video autentike dhe sa është e vërtetë. Kjo çështje të cilët në si KQZ nuk mundemi me e vërtetua. E sidomos për një video e cila vjen nga jashtë Kosovës. Është shqetësuese, unë vazhdimisht e kam cek, se votimi jashtë Kosovës ka një integritet të cenueshëm dhe mund të cenohet shumë lehtë, është votë e pambrojtur”.
“Ne si KQZ bëjmë të gjitha ato çka na lejon ligji. E bëjmë vërtetimin e dokumenteve të cila iu bashkëngjitën këtyre votave dhe a është në listë të votueseve ndërsa çështja e manipulimit mund të jetë objekt i shqyrtimit nga ana e policisë dhe prokurorisë. Kur të vërtetohet në atëherë i pranojmë ato të cilat vijnë në mënyrë të rregullt nga diaspora”, ka thënë Daka.
Me tej, Daka ka thënë se ekziston rreziku i integritetit të këtyre votave, derisa rikujtoj se në vitin 2013, KQZ-ja ka anuluar mijëra vota të cilat kanë qenë në mënyrë të fabrikuar.
“Ajo se çka shihet në video mund të bëhet grumbullimi i atyre votave, mund në çfarëdo mënyre vijnë ata deri tek dokumentet e personave të cilët janë të regjistruar si votues, pastaj votohet në emër të tyre. Kjo ka ndodhur edhe nga Serbia, në vitin 2013 ne i kemi anuluar me mijëra vota të cilat kanë qenë të fabrikuara. Por megjithatë rreziku gjithmonë ekziston. Integriteti i këtyre votave është diskutabil dhe i lehtë i cenueshëm. Është votë e pambrojtur”, tha ajo.
Në medie është publikuar një video ku shihen disa persona duke mbushur mbi 50 fletëvotime./ Ekonomia Online/
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës
Bisedime Ukrainë-Rusi në Abu Dabi, teksa Moska kryen sulme t...