Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka deklaruar se rinumërimi i 425 kutive të votimit po bëhet me tri ndërrime të stafit. Megjithatë, procesi i numërimit të tërësishëm të votave, sipas saj, do të marrë kohë të pacaktuar.
Ajo ka shtuar se nëse gjatë tri javëve të ardhshme do të arrijnë të kenë certifikim të rezultateve kjo do të jetë sukses për KQZ-në.
Daka në një intervistë për AktivPress ka deklaruar se rinumërimi i këtyre kutive dhe numërimi i votave të tjera me kusht do të ndikojë më së shumti në përcaktimin se kush do të bëhet deputet i Kuvendit, pasi mospërputhjet më të mëdha sipas saj qëndrojnë pas lëshimeve që kanë bërë komisionerët përkatës të partive.
Ajo ka shtuar se me numërimet e tërësishme të votave, nuk do të ketë ndryshime spektakolar në renditjen e subjekteve politike që kanë deri më tani në rezultatet preliminare.
Ndër të tjerash, udhëheqësja e KQZ-së, e ka quajtur tronditëse mundësinë e shkuarjes së sërishme në zgjedhje të parakohshme, në rast se koalicionet e partive politike nuk arrijnë të formojnë institucionet e reja në Kosovë. Daka ka paralajmëruar se këto ditë do të shpallen edhe zgjedhjet lokale dhe në qoftë se përsëriten zgjedhjet nacionale kjo do të jetë sfidë e madhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...