Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq përmes një interviste për ‘RTS’ ka lajmëruar se ka kontaktuar me autoritetet e Xhamajkës për t’i pyetur se nëse e kanë njohur Kosovën si shtet.
“Ne kërkuam informacione zyrtare nga Xhamajka dhe ne morëm konfirmim verbal që ata nuk kanë njohur Kosovën. Ju e patë atë që e tha ministrja, por ne kërkuam edhe zyrtarisht.”, u shprehë ai, transmeton Indeksonline.
Po ashtu ministri serb ka treguar që i ka kërkuar konfirmim edhe me shkrim Xhamajkës.
Mbrëmë u raportua që Xhamajka e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca e kanë konfirmuar njohjen mbrëmë, por ministrja e Jashtme e Xhamajkës e mohoi këtë.
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...