Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se Surinami ka marrë vendim për tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, shkruajnë mediat serbe.
Ai këto komente i bëri gjatë një konference të jashtëzakonshme për media që e kishte caktuar sot.
Sipas tij, për këtë e ka informuar Ministria e Punëve të Jashtme të Surinamit, duke shtuar se lidhur me këtë vendim është punuar dhe negociuar shumë.
“Nota për tërheqjen e vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës ka ardhur më 30 tetor. Një vendim i tillë tregon se duhet këmbëngulur dhe të bisedohet me të gjithë, nëse dëshirojmë që Kosova të jetë interes nacional. Kjo gjithashtu tregon se jo gjithçka ka përfunduar, siç mendojnë disa”, ka shtuar shefi i diplomacisë serbe.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...