Kryetari i Kuvendi të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se kurrë nuk do të vendosin sanksione ndaj “mikut të tyre”, Rusisë edhe përkundër presioneve të shumta që kanë për këtë.
“Rusia është aleati më me ndikim në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit tonë territorial në Kosovë”, ka thënë Daçiq, sot në konferencën “Rusia në Ballkan”.
Ai ka deklaruar se mbështetja nga Rusia dhe Kina e shtynë Serbinë të ju bëjë ballë presioneve nga shtetet ndërkombëtare, shkruan B92.
Daçiq ka theksuar se BE-ja është një nga përparësitë e politikës së jashtme të Serbisë, duke shtuar se kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e Serbi-Rusi./arbresh.info/
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së vo...
Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën...
Slot para ndeshjes me PSG: Nëse kemi ato 20 minuta si ndaj C...