Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq gjatë konferencës “urgjente” ku ka folur për vendimin e autoriteteve të Surinamit për “tërheqjen e njohjes” së pavarësisë së Kosovës, ka treguar se vendimi është marrë nga Qeveria e Surinamit më 27 tetor.
Në Serbi është prezantuar edhe një dokument ku flitet për revokimin e njohjes së pavarësisë së “Kosovës e Metohisë”.
Ndërkohë në mediat serbe është prezantuar edhe dokumenti me të cilin revokohet njohja e pavarësisë së Kosovës që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar.
Në Ministrinë e Jashtme të Kosovës kanë mohuar se është anuluar njohja nga Surinami duke thënë se Daçiq po shpif.
Madje ata thonë se tërheqja e njohjes as që ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare.
“Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. Pra është shpifje”, ka thënë për lajmi.net, Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Në notën verbale dërguar Serbisë nga Surinami, thuhet se për këtë vendim është njoftuar edhe MPJ e Kosovës.

BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...