Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ashtu siç kishte paralajmëruar me herët, në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit ku në rend dite është diskutimi për Republikën e Kosovës, është ankuar për mos formimin e Asociacionit me Shumicë Serbe.
Përveç kësaj, ai ka folur edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, dhe për mos zgjidhjen e këtij rasti nga organet e drejtësisë, raporton Gazeta Express.
Ai ka folur edhe për nismën për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim më rezolutën 1244.
Daçiq ka folur edhe për vizitën e presidnetit Thaçi në Gazivodë së bashku me njësitet speciale të Policisë së Kosovës ROSU, duke thënë se prania e tyre ishte një provokim për Serbinë dhe popullin serb.
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...