Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq ka folur në Këshill të Sigurimit për fotografinë që deputetja e PDK-së, Flora Brovina shpalosi në Kuvend, duke thënë se ajo është nga lufta e fundit në Kosovë.
Duke folur për këtë, Daciq përmendi edhe rezultatin e hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e si dhe atë të ekspertizës që iu është bërë fotografisë.
“Skandali nga deputetja Flora Brovina për veprën e dhunimit. Ajo shfaqi një fotografi para mediave si provë e një dhunimi të pretenduar nga forcat serbe, ajo tha se është një grua me identitet të njohur që jeton në Kosovë. Prokuroria Speciale e Kosovës dhe nga një ekspertizë e forenzika u nxorr përfundimi se fotografia ishte e rrejshme. Mediat në Prishtinë raportuan se ajo nuk kishte të bëjë më Kosovën por që kishte origjinë nga Iraku. Ky është prezantim i deklaratave të rrejshme. Ajo ka ofenduar familjet e viktimave”, shtoi ai.
Tutje, ai ka thënë se manipulimi me shifra qon drejt politizimit.
“Për të arritur këtë na duhet një casje racionale dokumentare. Numri i viktimave nuk e zbut efektin dëmtues në secilën viktimë, por manipulimi me shifra qon drejt politizimit”, tha Daciq./GazetaExpress
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...