Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se në periudhën e ardhshme, tema në agjendën e Parlamentit të Serbisë do të jetë Kosova.
Daçiq në seancën e sotme të Kuvendit serb tha se do ta ndihmojnë Gjykatën Speciale, sepse siç tha, kjo është ndryshe nga ajo e Hagës në vitin 2000 për krimet në ish-Jugosllavi, transmeton Gazeta Express.
“Shteti me siguri do të ndihmojë qasjen tonë të organizuar ndaj kësaj gjykate të re, sepse kjo nuk është e njëjta gjykatë që ishte në Hagë, kjo është gjykatë për krimet e UÇK-së dhe situata është pak më ndryshe nga sa ishte herën e fundit”, tha Daçiq, duke iu përgjigjur pyetja e deputetit të Partisë Socialiste të Serbisë, Tom File.
Daçiç deklaroi se mbetet detyrimi për të përgatitur dokumente dhe për t’i mbrojtur dëshmitarët dhe gjithçka tjetër në mënyrë që, siç tha “të ndihmojmë në sjelljen e drejtësisë për viktimat serbe”.
Fila e pyeti Daçiqin nëse si kryetar i Parlamentit, ai do të nisë një iniciativë në mënyrë që deputetët të kenë një pikë të detyrueshme në rendin e ditës çdo muaj ose njëherë në dy muaj, e cila do t’i kushtohej temës së Kosovës.
Ai tha se Komisioni i ashtuquajtur i Asamblesë për Kosovën duhet t’ua paraqesë një raport mbi situatën në Kosovë deputetëve çdo muaj ose çdo dy muaj.
Fila pyeti nëse Qeveria e Serbisë do të formonte një organ që do të kujdesej për rrjedhën e gjyqit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javë...
Haxhiu përkujton Konushevcin dhe Malajn në 28-vjetorin e vra...
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës