Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se bashkësia ndërkombëtare duhet të sigurojë kushtet për serbët e Kosovës që të mund të votojnë në zgjedhjet e prillit.
Sipas tij nuk duhet të përsëritet situata sikurse që ishte me referendumin “ku Qeveria e Kosovës nuk lejoi të votohet nëpër vendvotime”.
“Është çështje e principeve për të cilat Serbia nuk do të dorëzohet”, është shprehur Daçiq për Tanjug.
“Është krijuar një atmosferë që serbët të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe procese elektorale në Serbi dhe e vetmja gjë këtu është nga e kaluara. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kanë qenë ata që kanë siguruar atë për të cilën pala tjetër është pajtuar. Këtë herë s’ka marrëveshje”.
Pavarësisht asaj që thotë Daçiq, Kosova ka mundësuar votimin me postë ose përmes zyrës ndërlidhëse, gjë e cila është refuzuar nga Beogradi./kk/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...