Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka të nëjtin mendim si të presidentit Vuçiq, mbi heqjen e pjesshme të taksës nga Kosova.
Ai tha se kjo është “vetëm një lojë manovruese brenda politikës së Albin Kurtit”.
Daçiq në një prononcim për Prva TV tha se “thelbi i politikës së Kurtit është parë në zyrën e tij, ku qëndron flamuri shqiptar dhe jo flamuri i Kosovës”.
Ai gjithashtu përsëriti fjalët e Vuçiqit se heqja e pjesshme e taksës është një tjetër manipulim i Prishtinës.
Ndërkaq, sot Vuçiq tha se BE-ja po e sheh si aleat Kurtin, prandaj kishte edhe reagimin më të shpejtë për ta mbështetur vendimin e tij për heqjen e taksës. Më herët ai ka thënë se pajtohet me deklaratat e amerikanit Richard Grenell, i cili doli kundër “masave gjysmake” të kryeministrit kosovar dhe tha se ky vendim ishte i gabuar. /Lajmi.net/
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...