Ministri i Punëve të Jashtem të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se “në rrethanat e sotme më shumë se kurrë kemi nevojë për lobistë, të cilët do të punonin në arenën ndërkombëtare në dobi të Serbisë.
“Synimi i lobizmit është prania tek ata që vendosin, respektivisht te kryetari i SHBA-së, Donalld Tramp (Donald Trump), që të marrim mbështetjen e tij për zgjedhjen e çështjes së Kosovës”, deklaroi Daçiq, njoftojnë mediet serbe.
“Tani, pothuaj se 173 vende kanë nënshkruar marrëveshje lobistike me agjencitë amerikane, që shihet qartë se në kohë të sotme, shtetet funksionojnë në këtë mënyrë” tha Daçiq, transmeton RTK.
Tutje, Daçiq shtoi se “poenta është se e gjithë kjo të bëhet në mënyrë transparente”.
Më tej, Daçiq theksoi se “i kam thënë Vuçiqit se është gabim që nuk kemi dikë që do të lobojë për ne”.
Në Mitrovicën e Veriut u mbajt tryezë me OJQ-të për fushatën...
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca dorëzon kome...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të ShBA-ve, flas...
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarit ...
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...