Zgjidhja e përhershme për Kosovën dhe Metohinë është parakusht për avancimin e Serbisë. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.
Ai shton se e mbështet tërësisht propozimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, raporton mediumi serb, “Vesti”.
“Ia kemi dalë të parandalojmë legalizimin e shkëputjes së njëanshme të territorit tonë përmes anëtarësimit të Kosovës në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, mbi të gjitha në OKB”, ka thënë Daçiq.
Sipas fjalëve të tij, Beogradi është i gatshëm të dialogojë për zgjidhje të përhershme, duke marrë parasysh interesat legjitime të popullit serb dhe atij shqiptar.
“Me ndryshimet në arenën ndërkombëtare dhe me pozicionin e ri të Serbisë si partner i kredibil dhe i besueshëm, janë krijuar kushtet për një përpjekje për të arritur një zgjidhje të përhershme. Për të forcuar pozitën e Serbisë është e nevojshme që të diskutohet brenda vendit strategjia e mëtejshme në lidhje me Kosovën dhe Metohinë”, tha Daçiq.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...