Në mënyrë që të ketë progres në dialog, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq tha se është e nevojshme të bëhet presion ndaj palës së Kosovës.
Daçiq deklaroi në TV K1 se “sot Prishtina nuk e dëgjon askënd”.
“As Brukselin, as SHBA-në. Politikanët shqiptarë në Prishtinë janë të ndarë. Kështu që disa janë amerikanë, të tjerë evropianë dhe i treti gjerman. Albin Kurti thuhet të jetë më shumë gjerman sesa amerikan”, tha Daçiq.
Sipas tij, grupet e punës nga të dy palët që merren me çështje teknike duhet të funksionojnë, në mënyrë që të arrihet ndonjë përparim.
“Ne do të durojmë gjithçka stoikisht, do të jemi të durueshëm dhe kurrë nuk do të largohemi nga tryeza ku po zhvillohen negociatat. Serbia do të jetë konstruktive”, tha Daçiq./express/
Jurgen Klopp në Real Madrid?
Rekord të ardhurash nga turizmi/ BSH: Ekonomia përfitoi 4.4 ...
Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët
Tahiri bisedon me Thaçin me telefon: E njoftova se nesër zër...
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...