Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se është i gatshëm të tërheq nënshkrimin nga Traktati i Brukselit në qoftë se nuk themelohet Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë.
“Kur e kemi nënshkruar marrëveshjen e Brukselit, kryesore ishte Asociacioni, në qoftë se pesë vjet nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje nuk rezulton asgjë, unë kërkojë të tërheqet nënshkrimi”, ka deklaruar Daçiq.
Ai ka thënë se ka dëgjuar se një version i ri do t’i shtohet AKS-së, gjë që është e papranueshme.
“Askush nuk e di se çfarë ka në këtë formulim të ri. Interpretimi se kjo duhet të përfshijë pavarësinë e Kosovës është absolutisht e papranueshme për ne. Kjo nuk është pjesë e kushteve në të cilat e kemi nënshkruar marrëveshjen e Brukselit”, ka theksuar Daçiq, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, fakti që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tregon një dëshirë për kompromis me Kosovën, nuk do të thotë se kjo është dobësi e Serbisë.
Tutje, Daçiq ka kujtuar se Sllovenia dhe Kroacia ishin bërë anëtare të BE-së edhe pse kishin mosmarrëveshje kufitare të cilën e kanë edhe sot, duke shtuar se ndaj Serbisë po bëhen standarde të dyfishta./Lajmi.net/
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...