Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic ka thënë se Serbia nuk e ka tërhequr as fletarrestin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, por ka theksuar se fletarresti nga Interpoli është tërhequr me kërkesë të UNMIK’ut.
“Kjo nuk do të thotë se fletarrestet janë tërhequr … ekziston një politizim i madh i këtyre fletarresteve sepse kur vjen deri te burgosja në disa vend, ato nuk e shikojnë burgosjen në mënyrë të paanshme”, ka thënë Dacic.
Ai insiston se Serbia do të vazhdojë të ndjekë politikanët kosovarë që kanë aktakuza në Serbi.
“Tërheqja e fletarrestit do thoshte se ne kemi hequr dorë nga ndjekja, e ne natyrisht që nuk e kemi bërë këtë. Jo vetëm që nuk e kemi tërhequr fletarrestin, por as aktakuzën. Jemi në kërkim të tyre dhe do të bëjmë këtë gjithmonë”, është shprehur ai.
Hardinaj ishte arrestuar muaj më parë në Francë, pikërisht për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, por u lira më pas nga gjykata franceze.
Rikthehet Kupa e Kosovës me dy përballje interesante
Përmbyset varka pranë Libisë, zhduken mbi 50 emigrantë
220 gjoba brenda një dite në Prishtinë, 35 shoferëve u merre...
Oklahoma City Thunder triumfon derbin e natës së mbrëmshme n...
TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit
Shumë të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga reshjet e dendur...