Egjipti vazhdon me “njohje të ngrirë” ndaj Kosovës çka nënkupton që ky shtet nuk do të votojë pro Prishtinës zyrtare për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Kjo është konfirmuar nga presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi gjatë një bisede me kryeparlamentarin serb Ivica Daçiq në Kairo.
“Për ne gjëja më e rëndësishme është një tjetër konfirmim, që vjen drejtpërdrejt nga presidenti Sisi, që Egjipti mbetet në të njëjtin qëndrim ndaj Kosovës që është statusi i “njohjes së ngrirë””, i ka thënë Daçiqi gazetarëve pas takimeve të ndara me presidentin dhe kryeministrin e Egjiptit.
Bazuar në një marrëveshje të disa viteve më parë, Daçiq që atëherë ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe homologu i tij nga Egjipti Sameh Shoukry ishin pajtuar që ndaj Kosovës të mbahet “njohja e ngrirë” dhe që Egjipti të mos e mbështesë Kosovën për organizata ndërkombëtare.
“Sot, edhe një herë, e morëm konfirmimin zyrtar se kjo do të jetë politika e Egjiptit edhe në periudhën e ardhshme”, ka thënë Daçiq, transmeton Klankosova.tv.
Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, gjatë ditëve të fundit të tij në pushtet njohu Republikën e Kosovës, por pasi presidenti Sisi erdhi në pushtet nuk është ndërmarrë asnjë hap në marrëdhëniet mes dy shteteve – nuk janë hapur ambasada përkatëse dhe as nuk janë vendosur marrëdhënie diplomatike.
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...