Sipas ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq janë krejtësisht të papranueshme kërkesat që tash në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës të përfshihen lojtarë të rinj me të vetmin qëllim që Kosova t’i forcojë pozicionet.
Ai po ashtu ka theksuar se presioni nuk do ta shpejtojë arritjen e kompromisit.
“SHBA-ja edhe deri më tash është e njoftuar mirë rreth bisedave dhe tërthorazi ka qenë e fshirë në gjithë procesin”, ka thënë Ivica Daçiq për gazetën “veçernje novosti” duke komentuar ftesën e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që në procesin e dialogut të përfshihet edhe SHBA-ja.
Daçiq po ashtu ka thënë asnjë afatizim dhe asnjë presion nuk do ta përshpejtojë dhe as që do të shpie te kompromisi, ndërsa, sipas tij presioni duhet bëhet ndaj Kosovës që t’i përmbushë marrëveshjet, para së atë për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe.
Ai ka theksuar se gjatë takimit ditë më parë në Moskë me ministrin rus të Punëve të Jashtme Sergei Lavrov, ka marrë konfirmimin se Rusia mbete fuqimisht me pozicionet serbe për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit.
“Kjo do të thotë edhe gatishmëria që të përfshihet në dialog nëse duhet”, ka thënë Daçiq.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...