Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka biseduar sot me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, për situatën në Kosovë, gjatë një vizite të tij të rregullt në Beograd, para seancës së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e këtij misioni në Kosovë.
Siç njofton faqja në Internet e Ministrisë së jashtme të Serbisë, në këtë takim është diskutuar për “situatën e brishtë politike dhe të sigurisë në Kosovë, veçanërisht pas vrasjes tragjike të Oliver Ivanoviqit dhe lidhur me ngjarjet aktuale për përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës speciale”, transmeton rel.
Po ashtu, është diskutuar për perspektivën e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe angazhimin e UNMIK-ut.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses