Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë atëherë kur pala serbe do të marr informacione konkrete mbi zbardhjen e vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq
“Vrasja e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, është një kërcënim për stabilitetin në rajon dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit” tha Daçiq.
Kreu i diplomacisë serbe shtoi se presin nga Prishtina zyrtare dhe nga autoritetet ndërkombëtare prezente në Kosovë zbardhjen sa më të shpejtë të krimit të kryer në veri të Mitrovicës, transmeton lajmi.net.
“Pala jonë është e përkushtuar në dialog, por ne nuk do t’i vazhdojmë këto bisedime pa pranuar informacion konkret lidhur me krimin e ndodhur”, shtoi Daçiq.
Daçiq foli edhe për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, duke thënë që një gjë e tillë potencialisht do të ndodhë në vitin 2025 dhe kjo është gjë e mirë për shtetin serb.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...