Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se viti 2018 nuk do të jetë vit vendimtar në të cilin do të zgjidhet çështja e Kosovës, por ka theksuar se do të ketë bisedim me të vështira për një zgjidhje të përhershme.
Ai ka theksuar se në Kosovë “duhet të kuptohet se nuk ka zgjidhje pa marrëveshje me Beogradin, në të cilin askush nuk mund të bëjë presion që të pajtohet me zgjidhje, që nuk është në harmoni me interesat serbe”.
Më tutje, siç raporton agjencia Beta nga Beogradi, zoti Daçiq ka thënë se askush ende nuk e dinë saktësisht se çka nënkupton marrëveshja juridikisht e obligueshme për normalizim të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe ka theksuar se për këtë as që ka filluar të diskutohet.
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se duhet të gjendet kompromis në interes të serbëve dhe shqiptarëve dhe ka shtuar se Serbia nuk është e gatshme ta pranoj atë që dikush e ka shpallur në mënyrë “të njëanshme”.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...