Gjykata Kushtetuese e Serbisë, vlerëson se marrëveshja për kalimin e kufirit Kosovë-Serbi nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën e Shtetit Serb.
Por edhe pse ka vlerësuar kështu, qytetarëve nuk u ndalohet kalimi i kufirit midis dy vendeve.
Gjykata Kushtetuese e Serbisë, ka dhënë një vlerësim të dykuptueshëm për kalimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në esencë të interpretuar si mos përputhje me Kushtetutën e Serbisë – ndërsa në praktikë, për udhëtarët nuk ndalohet kalimi i kufirit Kosovë – Serbi.
Kalimi i Kufirit midis dy vende cilësohet jo kushtetueses, por edhe pse i vlerësuar kështu, nuk ndalohet kalimi i kufirit politiko administrativ, Kosovë Serbi.
Ky vendim me dy kuptimte, vjen si pasojë e pyetjeve të partive opozitare në Serbi, ndaj Gjykatës Kushtetuese, që lidhen me Marrëveshjet e arritura në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit zyrtar,raporton RTK.
Në anën tjetër, Qeveria e Serbisë këmbëngulë se shtetin e tyre askush nuk e kushtëzon të bëjë ndryshime kushtetuese. Megjithëkëtë politika e jashtme në Beograd – nuk e mohon se para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, akti më i lartë shtetëror, që është kushtetuta, duhet të ndryshohet.
Edhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, ka pranuar se kushtetuta e Serbisë duhet të ndryshohet – sidomos përshtatja me nenin 35 të Bashkimit Evropian, që parasheh për Serbinë në këtë rast – fqinjësi të mirë me gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe normalizim e marrëdhënie me Kosovën, sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Megjithëkëtë, për politikën dhe opinionin e gjerë në Serbi, ende është e vështirë të pranohet ndryshimet kushtetuese, për veç Bashkimit Evropian – duhet të ndodhin në veçanti edhe për Kosovën./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...