Daci mbështet Haradinajn për kryeministër

23:04 | 20 Maj 2017
Arbresh.info

 Ish krye parlamentari i Kosovës, dikur pjesë përbërëse e LDK’së, Nexhat Daci, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Në emisionin Personale në TvDukagjini, Daci ka lavdëruar liderin e AAK’së Ramush Haradinaj.

Ndër të tjera Daci ka thënë se e mbështetë Haradinajn për Kryeministër, duke lënë kështu anash, ish-bashkë-partiakun e tij, Avdullah Hotin.

Hoti, tani më është kandidat për kryeministër nga radhët e LDK’së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale