Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi së fundi e ka këshilluar kryeministrin Albin Kurti.
Lajçi përmes një postimi në ‘facebook’ ka kërkuar nga Kurti që ta shkarkojë ministrin serb në Qeveri, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, shkruan arbresh.info
Ai ka thënë se Kurti nuk e ka larguar ende të keqen, duke i thënë që ta dëgjojë zërin e qytetarëve.
Postim i tij i plotë pa ndërhyrje:
“Albin djali! E di se ke këshilltarë. E di se ka kush me t’mësua ma mirë se unë. E di se letrat e mia nuk i lexon! I vogël dhe i pa dishëm të dukem! S’kam letra me vlerë e dekorata për me m’besua! Nuk idhnohem! Je Kryeministër dhe t’rrespektoj e ta mbështes punën e mirë! Por…! Nëse gjithçka bane mirë mujin e fundit, t’keqën nuk e largove hala! Largoje Rakiçin, gjarpnin n’qeverië tande. T’zezën e natës e erën që frynë ditën!”.
“Ndëgjoje zanin e arësyes, jo mua. Krimin luftoje edhe nesër kur s’do t’ketë ma fushatë. Edhe mbështetësit e saj largoi. N’ket rast Rakiçin! Ai s’asht me ty, me neve, me Kosovën! S’janë asnjeni nga ta! Por ai asht flaka e Vuçiqit që po na djegë! Ndëgjoje vetvetën por edhe zanin tonë pak!”, ka shkruar Lajçi. /arbresh.info/

Trump paralajmëron udhëheqësit e Venezuelës: “Bashkëpunoni” ...
Sali Berisha në SPAK/ Dosja “Partizani”, paraqitet për masën...
Konfiskohen 182 fishekë në Zhakovë të Istogut, arrestohen pe...
Juventusi ka dy sulmues në listë, njëri nga ta i bashkohet n...
Ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro
Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku e 52 aksidente brenda 24-orëv...