Brenda 24 orëve, në Kosovë janë shënuar 353 raste të reja me COVID-19 duke rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 55.851 raste të konfirmuara deri më tani që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.
Arbresh.info transmeton se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 5 viktima me COVID-19.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
279 TË SHËRUAR DHE 353 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.642 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 353 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 55.851 raste nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.172.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste,
Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3
raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...