Sot në Kosovë është shënuar një numër i madh i personave të shëruar nga virusi COVID-19 ndërsa ka pasur një rënie drastike të rasteve të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar 664 persona për virusin COVID-19, prej tyre vetëm 43 kanë rezultuar pozitivë, shkruan lajmi.net.
Në anën tjetër, numri i të shëruarve sot ka shënuar rekord ku 239 persona e kanë kaluar plotësisht koronavirusin.
Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe me 3 vdekjet e 24 orëve të fundit numri ka shkuar në gjithsej 607 raste të vdekjes.
Së këndejmi, numri i rasteve aktive është 2087.
Rastet e reja pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur