Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 vdekje nga COVID-19.
Me këto raste, numri i të infektuarve që e kanë humbur betejën me koronavirusin ka arritur në 227, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Deri tash për këtë sëmundje janë testuar mbi 36 mijë persona, 8 mijë e 830 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë.
“Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Instituti ka njoftuar edhe për shërimin e 115 pacientëve.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525”, ka njoftuar IKSHP’ja.
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, reago...
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...