Rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën e ka gëzuar edhe këshilltarin e presidentit të vendit, Bekim Çollaku.
Përmes një postimi në Twitter, Çollaku ka thënë se lajmi i sotëm përbën fundin e epokës së izolimit për shtetin e Kosovës dhe hapjen e epoës së Kosovës europiane.
“Lajm që e kemi pritu shumë gjatë në Kosovë. Fundi i një epoke të izolimit dhe fillimi i një epoke të Kosovës evropiane. Për të gjithë evropianët e Kosovës të cilët e kanë pritur gjatë këtë vendim me plotë meritë: Urime”, ka shkruar Çollaku./Arbresh.info/
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...