Seanca e fundit plenare e Kuvendit të Kosovës, ndonëse u ndërpre pa u shqyrtuar të gjitha pikat e rendit të ditës nga gazi lotsjellës i hedhur nga opozita, megjithatë Kuvendi miratoi një pikë shumë të rëndësishme për procesin e integrimit të Kosovës, Ligjin për Prokurimin Publik të Kosovës, i cili është edhe një ndër kriteret e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.
Me miratimin e këtij kriteri, Kosova është edhe një hap më afër liberalizimit të vizave, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm nëpër vendet e zonës Schëngen, raporton Indeksonline.
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka përgëzuar deputetët që kanë votuar për këtë ligj, përkundër pengesave në të cilën kanë hasur.
“Në seancën e fundit është miratuar plotësim ndryshimi i Ligjit për Prokurim Publik, dhe kjo ka qenë një pikë e rëndësishme e rekomandimit të Komisionit Evropian që ndërlidhet me prokurimin publik. Unë vlerësoj lartë përkushtimin e të gjithë deputetëve që e kanë bërë punën e tyre dhe i kanë kontribuar agjendës së integrimit dhe procesit të liberalizimit të vizave përkundër pengesave nga opozita”, ka thënë Çollaku për Indeksonline.
Ai ka vlerësuar se Komisioni Evropian (KE), ka qenë mjaftë i qartë kur ka thënë se raporti që është publikuar në dhjetor të vitit të kaluar ka qenë raporti i fundit.
“Nuk presim që të publikohet më ndonjë raport tjetër, por presim në momentin e parë që KE të evidentoj progresin që e kemi bërë në zbatimin e rekomandimeve të bëjë hapin e radhës, e që është ndërmarrja e iniciativës ligjore në mënyrë që Kosova të futet në listën e vendeve qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen”, ka theksuar Çollaku.
Sipas tij, Kosova tashmë është gati që të marr lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave, të cilin qytetarët po e presin tash e sa kohë.
“Unë besoj se Kosova është gati, dhe se ky vendim duhet të merret sa më shpejtë që është e mundshme. Ky është një vendim i institucioneve të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare. Qëndroj pas mendimit se qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza këtë vit. Bashkimi Evropian duhet ti jap fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës sa më shpejt”, është shprehur Çollaku, duke shtuar se tashmë Kosova ka bërë shumicën absolute të veprimeve dhe se nuk ka arsye për ngadalësim të procesit.
Çollaku ka thënë se janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme në përmbushje të tetë rekomandimeve të fundit dhe se mund të procedohet në hapat e ardhshëm, ndonëse disa nga kriteret kërkojnë zbatim të vazhdueshëm.
Ministri duke folur për njërën ndër kriterin i cili ka ngjallur më së shumti reagime, atë për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, ka thënë se ky kriter duhet të përmbushet para se qytetarët të udhëtojnë lirshëm.
“Edhe për këtë, si Qeveri kemi përkushtim të plotë që kjo të bëhet sa më shpejt, dhe jo domosdo të pritet momenti i fundit, por që kjo po merr kohë për shkak të kundërshtimeve të zëshme të një pjesë të opozitës, andaj po mundohemi që t’i japim mundësinë secilit që ka diçka për të kontribuar në këtë proces me çfarëdo argumente që i kanë në dispozicion ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Çollaku.
Ai po ashtu ka folur edhe për sjelljet e opozitës muajve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se është një sjellje e cila i ka kaluar të gjithë kufijtë e arsyes.
“Është një kohë jashtëzakonisht e ndjeshme për ne si shtet. Këto veprime te dhunshme në thelb janë jodemokratike, janë kundër frymës evropiane dhe çfarëdo zhvillimi pozitiv të shtetit të Kosovës. Vet fakti që këto aktivitete të dhunshme bëhen në seanca që janë plotësisht të fokusuara në çështje të interesit nacional, dhe në çështje që gëzojnë konsensus mbarëshoqëror, siç është procesi i liberalizimit të vizave, tregon se sa i rëndësishëm është interesi i qytetarëve për ata që po i organizojnë dhe zbatojnë këto pengesa përmes veprimeve të tyre të dhunshme”, ka thënë tutje Çollaku, për Indeksonline.
Ai ka vlerësuar se dhuna brenda dhe jashtë institucioneve duhet të ndalet urgjentisht, sepse siç ka thënë ai, veprimet e tilla janë duke e rrezikuar seriozisht jo vetëm stabilitetin dhe funksionimin demokratik të institucioneve në Kosovë por edhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...